Sot Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar për masat e reja ndaj pandemisë Covid-19 që do të fillojnë pas 4 majit.
Në konferencën për media, ministri poashtu dha lajmin se këtë vit anulohet festat e ditëlindjes, fejesat, dasmat e çdo tubim i mundshëm.
Pas kësaj kanë ardhur reagime të ndryshme e një i tillë erdhi edhe nga aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu.
Ai përmes një statusi në Facebook dha një propozim ku tha se Ministria e Shëndetësisë duhet të subvencionoj kaparin e dhënë për dasmat.