Ministri Xhemaili ndjek nga afër projektin strategjik për rajonin e Pollogut

“Sot pamë nga afër realizimin e njërit nga projektet strategjike për rajonin e Pollogut, ndërtimin e rrjetit primar të Gazsjellësit Shkup-Tetovë-Gostivar.

Marketing

Përfundimi sa më shpejt i këtij projekti përveç efekteve që do të jep në ekonomitë familjare dhe te bizneset private, do të ndikojë drejpërdrejtë edhe në uljen e ndotjes në rajonin e Pollogut.

Ky projekt po zhvillohet me ritmet e duhura dhe pritet të përfundojë gjatë vitit 2020.
Paralelisht brenda këtij viti Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shpall procedurën për PPP për të zgjedhur kompaninë që do shpërndajë gazin te shfrytëzuesit përfundimtarë.” – thotë Xhemaili