Ministria e Drejtësisë merr vendim, nuk do të përdoret emri “Mbreti Boris i Tretë” për shoqatën bullgare

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga nënshkroi vendimin për mospërputhjen në bazë të vendimit të marrë nga Komisioni për përdorimin e emrave dhe personaliteteve për afirmim të vlerave kulturore të bullgarëve në Maqedoni, “Mbreti Borisi i Tretë” Ohër.

Marketing

Sipas komisionit, emërtimi i këtyre emrave nxit tensione dhe jotolerancë në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në arysetimin e komisionit për mendimin e dhënë, komisioni thekson se ai është përgjegjës për krime të kryera gjatë pushtimit bullgar në Maqedoni gjatë luftës së dytë botëro

Gjatë arsyetimin është përmendur edhe politika antisemike që ka bërë me largimin e mijëra jahudive të Maqedonisë jashtë për në Treblinka.

Ministria e Drejtësisë vepron sipas Ligjit për shoqata dhe fondacioni dhe duke marrë parasysh mendimin e Komisionit për emërtime të Personaliteteve, vendimin do ta dërgojë në Regjistrin QEndror të RMV-së për procedurë të mëtejshme.