Ballina Lajme Maqedoni Ministria e Drejtësisë pret propozim ligjin për PSP-në nga VMRO

Ministria e Drejtësisë pret propozim ligjin për PSP-në nga VMRO

Në ministrinë e Drejtësisë ende nuk ka arritur teksti për ligjin e ri për Prokurorinë Speciale Publike që e paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Prej atje theksojnë se e presin propozimin, por se nuk do të pranojnë zgjidhje ligjore nëse në të ka amnisti të fshehur.

Marketing

“Me padurim e presim tekstin nga VMRO-DPMNE-ja. Kur do ta marrim – do të deklarohemi.Nëse ka përmirësim në tekst, natyrisht do të pranohen.Nëse ka amnisti të fshehur – nuk do të pranohet”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Ligji i ri për PSP-në, siç thonë nga VMRO-DPMNE-ja,mes tjerash do të jenë në përputhje me të drejtën evropiane dhe rekomandimet dhe praktikat e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.

Grupet e punës të dy partive më të mëdha politike me të cilat udhëheq ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tani më një kohë të gjatë nuk kanë mbajtur takim për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për statusin e ardhshëm të PSP-së dhe ligjin për Prokurorinë Publike.

Të dyja palët më së shumti kontestojnë për nenin 105 nga Propozim ligji që e rregullon vazhdimin e procedurave dhe fatin e dëshmive nga bisedat e përgjuara. VMRO-DPMNE-ja kërkon largimin e tij, me qëllim që të hiqen të gjitha akuzat dhe hetimet e PSP-së të ngritura pas 30 qershorit të vitit 2017.

Ky propozim ligj është një prej kushteve për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Afati i fundit për sjelljen e ligjit për PSP-në që e vendosi pushteti është muaji shtator.

Marketing
Exit mobile version