Ministria e ekonomisë: Nuk janë të vërteta konstatimet e autoriteteve të Kosovës, jemi të gatshëm të bisedojmë me fakte

Ministria e Ekonomisë, të hënën do të organizojë mbledhje me më shumë organe dhe institucione për ta zgjidhur problemin që ndodhi me vendosjen e masës së Republikës së Kosovës ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Siç njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë, në mbledhje do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Doganave, Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe institucionet tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket konstatimeve të palës kosovare se nuk është dhënë përgjigje zgjidhjes së çështjes së importimit të rasadit të peshkut nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Ekonomisë si dhe institucionet tjera kompetente menjëherë i njoftuan autoritetet e Kosovës se kjo masë është në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian për import të këtyre prodhimeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Nga Ministria e Ekonomisë shtojnë se në përputhje me rregullat e CEFTA-s, Ministria e Ekonomisë që në muajin qershor në mbledhjet e rregullta të CEFTA-s iu përgjigj autoriteteve të Kosovës për këtë çështje.

“Gjatë periudhës së kaluar, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, bëri përpjekje intensive për të tejkaluar problemin me qëllim të marrjes së informacioneve në lidhje me statusin shëndetësor të rasadit të peshkut, por të dhëna të këtilla nuk kemi marrë edhe pse kemi kërkuar disa herë nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Në fund të kumtesës thuhet se Maqedonia e Veriut në këtë periudhë kishin kontakte intensive me institucionet e Kosovës për të tejkaluar problemin, megjithatë, siç thonë nga Ministria e Ekonomisë, nuk janë marrë informacione në të cilat do të vërtetohej gjendja shëndetësore e këtyre prodhimeve nga një institucionet e akredituara të Republikës e Kosovës.

Ndryshe, sot Kosova i ndaloi importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia e Veriut si masë reciprociteti.