Ministria e Jashtme notë proteste Hungarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e Gruevskit dhe kërkesës së tij për azil në Hungari.

Marketing

Gjatë vizitës së sotme në Shkup midis ambasadorit të Hungarisë në Maqedoni Laslo Duks dhe sekretarit shtetëror në MPJ Viktor Dimovski, ky i fundit është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane, si dhe pa vonesa do ta hedh poshtë kërkesën e Gruevskit për marrjen e statusit të azilantit.

Marketing