Ballina Lajme Kosovë Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Nëse keni hyrë në Serbi, merrni rrugën...

Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Nëse keni hyrë në Serbi, merrni rrugën përmes Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që tashmë ndodhen në Serbi, që të mos përdorin pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak për të ardhur në Kosovë, por në vend të kësaj, nga Serbia, të marrin rrugën përmes Maqedonisë së Veriut, tek pikëkalimi kufitar i Preshevës, përmes Shkupit.

Marketing

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi merrni rrugën përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, ka shkruar MPJD në një postim në Facebook.

Exit mobile version