Ministria e kulturës, konkurs për përsosje profesionale të artistëve

Ministria e Kulturës hap konkurs për përsosje profesionale të artistëve të talentuar dhe kuadrove deficitare profesionale për studime akademike, posdiplomike dhe të doktoraturës. Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës, Nurxhan Asanovska, tha se do të merren parasysh të gjitha aplikimet pa dallim nacionaliteti dhe se ata që përmbushin kriteret do të mbështeten nga kjo ministri për projektet që kanë dërguar.

Marketing

“Është konkurs për mbështetje të përsosjes profesionale të artistëve të rinj të talentuar, si dhe të kuadrove deficitare nga sfera e teatrit, muzikës, vallëzimit, dizajnit, arteve , letërsisë po ashtu arkitekturës si dhe mbrojtje të trashëgimisë jo të tundshme, tëtundshme dhe jomateriale kulturore për vitin 2019”, ka deklaruar zëdhënësja Asanovska.

Aplikimi bëhet nga faqja e internetit e Ministrisë së Kulturës, apo duke dërguar dokumentacionin e duhur në objektin e Ministrisë.

“Do të kenë përparësi pjesëmarrësit të cilët janë në shkallë të lartë të studimeve, ata që kanë të arritura të larta dhe rekomandime më të mira si dhe ata që kanë arritur sukses gjatë këtyre viteve”, shton më tej ajo.

Në këtë konkurs kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë shtetasin e Republikës së Maqedonisë.

Marketing