Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Ja zonat ku po ‘luftohet’ me flakët

Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Ja zonat ku po 'luftohet' me flakët

18 vatra zjarri vijojnë të jenë të evidentuara në territorin e Shqipërisë, 14 prej tyre aktive, ndërsa 2 janë nën kontroll dhe 2 të tjera po monitorohen.

Gjatë ditës së sotme janë raportuar gjithsej 31 vatra zjarri.

Operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve vijojnë në disa qarqe, me angazhimin e strukturave vendore dhe qendrore.

Në terren janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura, me 309 efektivë, 22 mjete, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive janë raportuar në Dajt, Abazaj në Krujë, Gurë-Lurë, Nemërçkë-Dhëmbel, Trojë, Lugaxhi, Dhivër-Finiq, si dhe në zona të Mallakastrës, Patosit dhe Mirditës.

Në Abazaj të Krujës, vlerësimet e ekipeve në terren tregojnë se flakët nuk paraqesin rrezik për banesat. Edhe në zonat e tjera të raportuara, situata pranë territoreve të banuara është nën kontroll ose nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë.

Ndërhyrja po vijon në terren për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të shuar vatrat aktive. Forcat tokësore dhe mjetet ajrore janë angazhuar në zonat ku terreni dhe kushtet e motit e bëjnë më të vështirë ndërhyrjen.

Situata mbetet në monitorim, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë punën për izolimin e plotë të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve.

Burimi: botasot.info / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF