Ballina Lajme Botë Ministria e Mbrojtjes së RMV-së: Paqeruajtësit tanë në Liban janë të padëmtuar...

Ministria e Mbrojtjes së RMV-së: Paqeruajtësit tanë në Liban janë të padëmtuar dhe të sigurt

Pas sulmit të ushtrisë izraelite në pozicionet e përdorura nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në Liban, paqeruajtësit e Maqedonisë  janë të padëmtuar dhe të sigurt.

Marketing

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar për “SAKAMDAKAZAM.MK” se tre paqeruajtësit nga Maqedonia e Veriut në Liban janë mirë.

“Jemi në kontakt me paqeruajtësit tanë, të cilët janë të stacionuar në baza të ndryshme”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes së RMV-së.

Misioni UNIFIL raportoi se dy prej paqeruajtësve të tij indonezianë u plagosën kur një tank izraelit qëlloi në një kullë vrojtimi në selinë kryesore të forcës në Ras al-Nakura. Kulla u godit dhe paqeruajtësit ranë.

Një burim nga Kombet e Bashkuara i tha “Reuters” se në 24 orët e fundit ka pasur edhe dy sulme të tjera, në të cilat nuk ka pasur viktima.

Marketing
Exit mobile version