Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor shpreh gadishmëri
për bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante me qëllim të mbrojtjes së
vlerave të trashëgimisë natyrore të Republikës së Maqedonisë të Veriut.
Politikat e mbrojtjes së natyrës, apo zonave të mbrojtura, në përputhje me legjislacionin e BE-
së janë synim i institucionit tonë.
Zonat e mbrojtura kanë vlera kulturore, historike, arkeologjike e të trashëgimisë
kulturore, të cilave u jepet një status i caktuar me ligj për mbrojtjen dhe zhvillimin e
tyre. Kanjoni Matka mban statusin e Monumentit të Natyrës dhe gjithsesi për ruajtjen
e atij statusi kërkon një vëmendje të veçantë dhe bashkëpunim mes të gjitha
institucioneve kompetente duke përfshirë edhe Qeverinë e RMV.
Jemi në proces të përgaditjes së Studimit për rivlerësimin e vlerave natyrore te
Kanionit Matka. Për më shumë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
ka për synim avancimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në RMV, si Malin Shar,
Malet e Osogovës, fusha e Tikveshit etj.