Ministrja e deritanishme e Drejtësisë i thotë lamtumirë politikës

Ministrja e deritanishme e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Renata Deskovska mbrëmë ka bërë të ditur se përshëndetet nga posti i ministres dhe nga politika.

Marketing

Ajo këtë e ka komunikuar përmes një postimi në rrjetet sociale

“Pas 6 viteve pjesëmarrje aktive në politikë, kam vendosu që ti kthehem profesionit tim dhe ti përkushtohem punës sime profesionale dhe shkencore. Faleminderoj kryeministrat Zoran Zaev dhe Oliver Spasovki për besimin e dhënë që të jem pjesë e Qeverive të udhëhequra nga ta”, ka nënvizuar Deskoska.

Në vend të saj është emëruar Bojan Mariçiq, i cili deri tani ka qenë këshilltar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Zaev.