Ministrja gjermane qëllohet me vezë gjatë fjalimit(VIDEO)

Ministrja e Jashtme Federale Annalena Baerbock bëri fushatë për deputetët kandidatë të partisë së Gjelbër në prag të zgjedhjeve në North Rhine-Westphalia

Marketing

Por, teksa Baerbock po mbante një fjalim, kur një grua nga audienca e hodhi me vezë ndaj saj. Pamjet e incidentit tregojnë se politikania goditet dhe një roje sigurie është shfaqur në skenë për ta mbrojtur.

Baerbock reagoi me shumë qetësi, shmangu vezën dhe vazhdoi fjalimin e saj.

“Mund të hedhësh vezë sa të duash”, tha ministrja, duke shtuar se nuk lejon askënd ta frikësonte, ndërsa gruas që hodhi vezë i tha se kishte të drejtën e mendimit të saj, por mënyra e saj nuk ishte e duhura për ta shprehur.

Policia tha se ndaj gruas, e cila ka hedhur vezët, është ngritur kallëzim penal për tentativë për të shkaktuar lëndime trupore.

Marketing