Ministrja e Kulturës greke, ka kritikuar një dramë-dokumentar të Netflix për Aleksandrin e Madh si “fiction jashtëzakonisht me cilësi të dobët” dhe “përmbajtje të ulët, të mbushur me pasaktësi historike”.
Komentet e Lina Mendonit për Aleksandrin, ”The Making of a God” vijnë në mes të një buje për përshkrimin e një marrëdhënie romantike në shfaqje midis Aleksandrit të Madh dhe të besuarit dhe mikut të tij Hephaestion.
Në Greqi, një opinion në Eleftheros Typos e quajti shfaqjen “një shtrembërim të së vërtetës” dhe fajësoi filmin Alexander të vitit 2004 të Oliver Stone për fillimin e “një fushate propagandistike rreth homoseksualitetit të Aleksandrit”.
Dimitris Natsiou, presidenti i partisë politike kristiane ortodokse, të ekstremit të djathtë Niki, e quajti serialin “të mjerueshëm, të papranueshëm dhe johistorik” dhe tha se synonte “të përçonte nënkuptueshëm nocionin se homoseksualiteti ishte i pranueshëm në kohët e lashta, një element që nuk ka bazë”.
I pyetur në parlament në lidhje me shfaqjen e Natsiou, siç shkruan The Guardian, Mendoni tha se ai ishte “i mbushur me pasaktësi historike, duke demonstruar shkujdesjen dhe varfërinë e skenarit të regjisorit”.
Në lidhje me përshkrimin në emision të marrëdhënies mes Aleksandrit dhe Hefestionit, Mendoni tha: “Nuk përmendet në burime se ajo shkon përtej kufijve të miqësisë, siç përcaktohet nga Aristoteli.
“Por do ta dini se koncepti i dashurisë në lashtësi është i gjerë dhe shumëdimensional. Ne nuk mund të interpretojmë as praktikat dhe as personat që kanë vepruar 2300 vjet më parë me masat tona, normat dhe supozimet tona. Aleksandri i Madh, për 2300 vjet, nuk ka pasur kurrë nevojë dhe as tani, ndërhyrja e ndonjë mbrojtësi të pakërkuar të kujtesës së tij historike apo, aq më tepër, të personalitetit dhe të pozitës së tij morale”.