Miratohen protokolle për punë të muzeve, galerive, të kompanive për ngjarje promovuese

Qeveria sot në seancë miratoi Protokoll për punën e muzeve, galerive dhe ambienteve për ekspozita, si dhe protokoll për zbatimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19 gjatë organizimit të ngjarjeve, promotorëve, kompanive rent, produksioneve video dhe audio dhe mbështetje teknike të këtyre ngjarjeve.

Marketing

Në këtë seancë, bëjnë të ditur nga pres shërbimi qeveritar, janë miratuar edhe Protokolli për regjistrim të nxënësve në konviktet publike për vitin shkollor 2020/2021, Protokolli për punë të klubeve për vallëzim dhe të baletit, Protokolli për kryerjen e trasnportit ndërurban, si dhe Rekomandime dhe udhëzime për parandalim të përhapjes së Kovid-19, gjatë hyrjes së shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.