Ballina Lajme Maqedoni Miratohet kërkesa e Koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat...

Miratohet kërkesa e Koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit

“Sot, Komisioni Statutor-Ligjvënës konstatoi se kërkesa e grupit parlamentar të Koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme. Njëzëri, nga ana e të gjithë deputetëve të pranishëm u verifikua mendimi i Ministrisë së Financave që kishte konstatuar arsyeshmërinë e kërkesës sonë.

Marketing

Me këtë u vërtetua dyshimi ynë se janë bërë abuzime nga ana e lotarisë me dhënie të licencave në mënyrë joligjore. Për këtë normalisht, ato që kanë dhënë firmat e tyre për dhënien e licencave duhet të përgjigjen. Kjo së shpejti do të konfirmohet edhe nga ana e Kuvendit, me çka do plotësohen kushtet për mbylljen e lojërave të fatit online.”, thekson Halil Snopçe – Deputet i Koalicionit VLEN.

Marketing
Exit mobile version