Miratohet ligji me të cilin sigurohet mbështetje financiare për pjesën e mbetur të autostradës Shkup-Bllacë

Qeveria ka miratuar sot tekstin e Propozim-ligjit për garantimin e detyrimeve sipas Marrëveshjes për huanë për financimin e projektit të autostradës nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën, i cili do të përmbyllet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore.

Marketing

“Qëllimi i këtij Propozim-ligji për garanci është që të ofrojë mbështetje financiare për projektin, gjegjësisht ndërtimin e nënndarjes së dytë që i referohet pjesës tjetër të autostradës Bllacë – Shkup, në gjatësi prej rreth 10.5 km, me çka do të përmirësohet dukshëm lëvizshmëria dhe shkëmbimi tregtar, siguria rrugore do të përmirësohet dhe koha e udhëtimit do të shkurtohet, do të shtohen mundësitë për zhvillim social-ekonomik, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal”, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë pasditen e sotme.

Marketing