Ballina Lajme Shqipëri Miratohet transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Britania, ja procedura

Miratohet transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Britania, ja procedura

Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania dhe Irlanda e Veriut.

Marketing

Ndërsa zv.ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni sqaroi si do të bëhet procedura. Ajo tha se transferimi do të bëhet vetëm me pëlqimin e të dënuarit, apo kur ka vendim dëbimi si dhe duhet t’i kenë mbetur jo më pak se 6 muaj nga dënimi.

Pirdeni gjithashtu bëri të ditur se nuk do të ketë kufizime mbi llojin e veprës penale, teksa theksoi se para kryerjes së transferimit, do të vlerësohen një sërë faktorë para se të vendoset nëse do të kryhet apo jo transferimi, duke marrë parasysh mbi të gjitha kapacitetet akomoduese në burgje.

“Vuajnë dënimin 1500 shtetas shqiptarë. Transferimi bëhet vetëm me vendim të formës së prerë. Pas vendimit të depërtimit mund të transferohet në Shqipëri, nëse autoritetet shqiptare bien dakord. Transferimi është një proces që kërkon vullnetin e të dy shteteve. Sipas marrëveshjes, shteti palë mund të vendosë të vazhdojë apo jo procesin. Kapacitet tona në burgje, aktualisht kemi një kapacitet akomodues kemi 385 vende të lira, por rezulton se një pjesë e këtyre posteve janë të reduktuara dhe në vlerësimin e fundit kemi 105 vende të lira në burgje. Kjo nuk do të thotë që këto vende janë për personat që po transferohen, por duhen marrë në konsideratë një shumësi faktorësh. Në Shqipëri ka një trend në rritje të personave që vuajnë dënimin. Do të merren parasysh një sërë faktorësh për të vendosur nëse sistemi i burgjeve është gati për të përballuar transferimin. 270 mijë lekë është kostoja e transferimit të personit të dënuar dhe 108 e punonjësit të policisë që do jetë shoqërues“, tha zv.ministrja./

Exit mobile version