Ballkani dhe Shkupi do ta zhvillojnë të enjten përballjen e dytë në mes vete në kërkim të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Therandasit kanë avantazh prej një goli pasi e fituan lojën e parë të zhvilluar në Shkup javën e kaluar me rezultat 2:1.
Në stadiumin “Tose Proeski” prezentë ishin edhe tifozët therandas.
Ndërsa, edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pritet të ketë një nunër të madh të tifozëve shkupjanë.
Drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku, në emisionin “Kampionët” ka njoftuar se 600 tifozë “Shvercerat” kanë kërkuar bileta për ndeshjen e mesjavës, e vlefshme për fazën e “play-offit”, e cila është jetike për të dyja ekipet.