Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Mitevski potencoi se DSK që nga mëvetësimi i shtetit në vazhdimësi është nën presion.
“Që nga viti 1991 e deri më sot, ashtu siç ndryshojnë garniturat politike, çdo herë ekziston presion që manifestohet në mënyra të ndryshme ndaj DSK-së, gjegjësisht të keqpërdoret përndjekja e komunikimeve për nevojat partiake.
Të gjithë ishim dëshmitarë që askush smerr përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit, por të gjithë akuzat i drejtojnë tjetër kund, dhe e gjithë kjo situatë ishte qesharake”, potencoi Mitevski.