Ballina Lajme Maqedoni Mitko Çavkov del nga burgu!?

Mitko Çavkov del nga burgu!?

U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, pezullon nga dënimi disa nga të dënuarit për rastin e 27 prillit. Sipas burimeve jo zyrtare në mesin e të liruarve është edhe Mitko Çavkov Ish Ministër i Punëve të Brendshme i dënuar për terrorizëm.

Marketing

U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, në dy javët e fundit ka kryer disa pezullime të dënimeve, për arsye shëndetësore. Pandov tha se, pjesa më e madhe prej tyre janë të dënuarit në rastin e “27 prillit”. Pas burimeve jo zyrtare në mesin e të liruarve është edhe Mitko Çavkov Ish Ministër i Punëve të Brendshme i dënuar për terrorizëm.

“Si ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, nëse vjen kërkesë nga ndonjë i burgosur për ndonjë problem akut shëndetësor, nuk kam të drejtë ta refuzojë. Është fakt se, 4-5 persona, prej që jam unë drejtor, kanë dorëzuar kërkesa që i kam nënshkruar. Ka një apo dy persona që nuk janë nga 27 prilli”, deklaroi Aleksandar Pandov, U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Pandov ka sjellë këtë vendim të bazë të nenit 73, i cili parasheh që të dënuarve t’u pezullohet dënimi me burg, në rast se po përballen me sëmundje akute.

Neni 73

“Persona të dënuar të cilët vuajnë dënimin me burg, drejtori i Drejtorisë në afat sa më të shkurt kohor, ndërsa jo më gjatë se 30 ditë, sjell vendim për pezullimin e mbajtjes së dënimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nëse ka nevojë apo gjendet në trajtim spitalor për ndonjë sëmundje më të rëndë akute, varësi apo lindje”.

Rasti i 27 prillit ka të bëjë me dhunën në Kuvend, kur protestuesit u futën në objektin e Kuvendit dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët. Të akuzuarit për këtë rast, ngarkohen me veprën penale terrorizëm.

Marketing
Exit mobile version