Ministrja teknike për Punë dhe Politikë Sociale, Rashella Mizrahi në debatin për shkarkimin e saj në Kuvend tha se fushata kundër saj, e cila filloi me sulme antisemitike, përfundoi me, siç tha ajo me një shfaqje të quajtur tabelë në Ministri.
“Ende pa u futur në qeveri si ministre e parë e komunitetit hebre u shënjestrova nga sulme antisemitike .Sulmet ndaj meje u intensifikuan kur paraqita dëshmi se Ministria ishte jofunksionale. Më në fund histeria e LSDM-së kundër një qifute Mizrahi përfundoi me një shfaqje teatrale të quajtur Tabela në Ministri, pyetni Milla Carovskën ku është tabela. Unë jam Rashella Mizrahi, një grua krenare, çifute nga Maqedonia” theksoi Mizrahi.