Mjekët amë në protestë, nuk do të punojnë për disa orë për shkak të vrasjes së mjekut në Zhelezarë

Mjekët amë nga shëndetësia private nuk do të punojnë sot nga ora 12:00 deri në 16:00 në shenjë revolte, pasi kolegu i tyre u gjet i vdekur me plagë me thikë në parkingun përballë poliklinikës

Marketing

Zhelezara të premten. Kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë të familjes, Lilija Çolakova Dervishova, të premten në një prononcim për MPB-në, theksoi se është e nevojshme të miratohet ligji për veprimtarinë e mjekëve, i cili do të përcaktojë saktësisht kushtet, të drejtat dhe detyrat e mjekëve.

“I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që sa më shpejt të miratohet Ligji i cili do të mbrojë punën e mjekëve. Jemi vërtet të indinjuar dhe të tmerruar nga një akt i tillë, tha Çolakova-Dervishova.

Edhe Oda e Mjekëve ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme të rastit me mjekun e ndjerë.

“Theksojmë se asnjë lloj dhune në shoqëri nuk duhet toleruar, sepse dhuna nuk është një mënyrë e përshtatshme për zgjidhjen e problemeve. Kërkojmë që institucionet kompetente të veprojnë urgjentisht për këtë rast dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe në përputhje me rrethanat të gjendet autori dhe ta sanksionojnë atë”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve të dërguar të premten.

Mjeku gjashtëdhjetë e shtatë vjeçar është gjetur me plagë me thikë në automjetin e tij në parkingun përballë Poliklinikës Zhelezara. Sipas denoncimit në polici, mjeku është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi nuk është kthyer nga puna në shtëpi.

Marketing