Juristë, ekonomistë dhe mjek janë tre profesionet që më së shumti po kërkon politika. Hulumtimi që ka bërë “Qendra për gazetari hulumtuese – Scoop, tregon në kuvend dominojnë mjekët.
Sipas hulumtimit 18 deputetë nga përbërja e përgjithshme parlamentare në Kuvend, kanë përfunduar arsimin e tyre në fakultetin e mjekësisë. Ndërmjet tyre kirurgë, internistë, obstetër, pediatër dhe dentistë.
Por pse mjekët nga manteli i bardhë dëshirojnë të kalojnë në kostume dhe kollare?
Analisti Petar Arsovski thotë se arsimi është një karakteristikë që është e mirë për marketing, dhe partitë kërkojnë mjekë dhe pastaj të mburren se kanë “mbledhur” njerëz të profilit të lartë.
“Është gjithmonë fatkeqësi në shtet kur politika bëhet një profesion dominant dhe i preferuar. Sidomos ato profesione që janë shumë të kërkuara, si mjek dhe inxhinier. Nuk është një sinjal i mirë për ekonominë dhe shoqërinë. Por duhet ta keni parasysh se ka një faktor në politikë që quhet prestigj, dhe kjo është arsyeja pse ndoshta mjekët kyçen në politikë”,deklaroi analisti politik, Petar Arsovski.
Bekim Tateshi është oftalmologu i vetëm i cili bën laser fëmijëve të cilët kanë qëndruar në inkubator. Ai thotë se asnjë pacient nuk e ka lënë anash dhe se po punon me intenzitetin e njehtë ashtu sikur para se të hynte në politikë.
“Unë në politikë kam hyrë se nuk mund ta duroj anarkinë pasi punoj në spital publik aty e pash se si politizimi i institucioneve shëndetësore. Njerëz të cilët nuk mund të punësohen diku tjetër vinë të punësohen në institucione shëndetësore vetëm për të fituar rrogë të vogël dhe për t’i shërbyer partisë. Kam menduar se me angazhimin tim në politikë këtë gjë ta çrrënjosi”, theksoi Bekim Tateshi, Oftamolog.
Bujar Osmani është specialist i vetëm për kirurgji të hepato-bilio të pankreasit. Ai thotë se rregullisht është në sallë të operacionit, por kryesisht gjatë vikendeve.
“Mendoj se angazhimi në politik dhe në profesion si kirurg janë komplementare në aspektin e plotësimit të njëra tjetrës. Nëpërmjet profesionit të mjekut ruaj kontaktin dhe kujdesin për individin kurse me politika tentojmë të kontribuojmë për kolektivin. Ashtu që në asnjë moment tentoj mos të humb pikëpamjet për dyjat”, u shpreh Bujar Osmani.
Hulumtimi i Qendrës për gazetari hulumtuese ka treguar se personeli mjekësor në qeveri është profesioni i tretë më i pranishëm. Mes ministrave ka kryesisht juristë dhe ekonomistë dhe mjek.