Mjekët në SHBA operojnë trurin e foshnjes në mitër, ia shëruan sëmundjen vdekjeprurëse

Mjekët kanë shpëtuar një foshnjë në mitër nga një sëmundje vdekjeprurëse gjenetike përmes një operacioni në tru i cili është i pari i këtij lloji, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Foshnja ishte diagnostifikuar me një deformim në venë të gjakut të quajtur Galen (VOGM) deri sa ishte në javën e tridhjetë.

VGOM është një abnormalitet i rrallë i venave të gjakut brenda trurit në të cilat arteriet e deformuara lidhjen direkt me venat e gjakut dhe jo me kapilarët ku ngadalësohet qarkullimi i gjakut dhe presioni i lartë i tij rrezikon të godasë trurin sipas spitalit të fëmijëve në Boston të SHBA, transmeton New York Post.

Operacioni u performua kur foshnja ishte në javën e 34. Kjo ngjarje u dokumentua me një studim të publikuar nga Asosacioni Amerikan i sëmundjeve të zemrës.

Një ekip nga spitali i fëmijëve në Boston dhe spitali i përgjithshëm i Massachusetts, e ka zhvilluar ndërhyrjen në fetus duke prerë përmes mitrës pastaj kanë vazhduar në trurin e foshnjës duke e operuar kështu me sukses. Pasi kanë prerë përmes abdomenit të gruas shtatzënë, mjekët kanë përdorur ultra zë për ta lokalizuar arterien e deformuar tek foshnja.

Tre javë pas lindjes, foshnja nuk ka treguar asnjë shenjë të dobësimit të qarkullimit të gjakut në skanerët MRI dhe nuk ka pasur më nevojë për asistencë kardiovaskulare.

Marketing