Mjekët sot në protestë, “Stop dhunës mbi punonjësit shëndetësorë”

Nën moton “Stop dhunës mbi punonjësit shëndetësorë” sot paradite në qarkun e Qendrës Klinike do të mbahet protestë, në organizim të Asociacionit të Specializantëve dhe Mjekëve të Rinj.

Marketing

Protesta pason pas sulmeve të fundit të mjekëve dhe personelit mjekësor në spitalet e Shkupit, Tetovës dhe Kavadarit.

Mbështetje të protestës paralajmëruan edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Sindikata e Qendrës Klinike, si dhe anëtarë të shoqatave të punonjësve shëndetësorë.
Sindikata e Qendrës Klinike i ka njoftuar drejtorët e institucioneve publike shëndetësore se sot do ta shfrytëzojnë pauzën prej orës 11:00 e deri në 11.30 që të munden në atë periudhë t’i bashkëngjiten protestës.

Marketing