Ballina Lajme Maqedoni Mjekët sot në protestë, “Stop dhunës mbi punonjësit shëndetësorë”

Mjekët sot në protestë, “Stop dhunës mbi punonjësit shëndetësorë”

Nën moton “Stop dhunës mbi punonjësit shëndetësorë” sot paradite në qarkun e Qendrës Klinike do të mbahet protestë, në organizim të Asociacionit të Specializantëve dhe Mjekëve të Rinj.

Marketing

Protesta pason pas sulmeve të fundit të mjekëve dhe personelit mjekësor në spitalet e Shkupit, Tetovës dhe Kavadarit.

Mbështetje të protestës paralajmëruan edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Sindikata e Qendrës Klinike, si dhe anëtarë të shoqatave të punonjësve shëndetësorë.
Sindikata e Qendrës Klinike i ka njoftuar drejtorët e institucioneve publike shëndetësore se sot do ta shfrytëzojnë pauzën prej orës 11:00 e deri në 11.30 që të munden në atë periudhë t’i bashkëngjiten protestës.

Exit mobile version