Mjekimi anti-ankth që shkatërroi jetën e pacientëve dhe dyshohet shkaktar për mijëra vdekje në Britani

Përdoruesit e një mjekimi qetësues anti-ankth në Britani kanë treguar për rrjetin MailOnline sesi jetët e tyre janë shkatërruar prej saj.

Marketing

Tabletat Pregabalin, që jepen nga doktorët atje për të trajtuar ankthin, epilepsinë e dhimbjet e nervave, përshkruhen tashmë si t’i shesësh pacientëve “një makinë pa frena”.

Mjekimi shkakton varësi të fortë me “euforinë që shkakton” ndërsa të tjerë bëhen të varur ndaj ndjesisë së raportuar të relaksimit.

Përdoruesit e Pregabalin thanë për rrjetin MailOnline se mjekimi i shkaktoi çrregulime të humorit, prishje të shikimit dhe mendime vetëvrasjeje.

Nëna e dy fëmijëve Penny Carroll tha se ‘Ndjeja se po më ikte mendja’, dhe shprehet me zemërim që nuk ishte njoftuar për efektet anësore shkatërrimtare, që në fakt shumëfishuan ankthin e saj.

Mes viktimave është 21 vejçarja Chloe Caton që vdiq vitin e shkuar, Alex Cottam, i cili vdiq në moshën 27 vjeçare pasi iu dha Pregabalin nga doktori

Mjekimi është lidhur tashmë me 3,400 vdekje në Britani në pesë vitet e fundit, ndërsa vetëm në vitin 2022 është lidhur me 780 vdekje.//Daily Mail//