Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg të pranishmit, ndërsa vazhdonte qëndronte afër tij një nga mjekët ku në fund edhe përshëndetën duke u përqafuar.
Ky mjek është Adriatik Berisha, specialist i hematologjisë.
Mjeku, Berisha sot ka dal me një shkrim në “Facebook”, ku foli për gjendjen e babait të Thaçit.
ADVERTISING
“Emri im është Adriatik Berisha, i biri i mjekut e profesorit Idriz Berisha, jam mjek specialist hematolog dhe në përfundim të doktoratës në Universitetin e Zagrebit në fushën e Hematologjisë.
Si profesionist shëndetësor tash e shumë vite ju shërbej me përgjegjësi, nder e etikë shumë pacientëve me shqetësime e sëmundje hematologjike, përfshirë edhe pacient jashtë kufinjëve për çka dhe jam dekoruar dhe nga ushtria amerikane! Sigurisht, njejt i kam shërbyer dhe pacientit Haxhi Th”, shkroi ai.
Berisha tregoi se gjendja e tij është e rënduar dhe ka sëmundje shoqëruese.
“Pacienti në fjalë në gjendje të rënduar shëndetësore, me disa sëmundje shoqëruese, tash e disa javë ka qenë i hospitalizuar dhe ka marrë shërbime profesionale nga shumë profesionist shëndetësore përfshirë disa klinika të cilat duhen vlerësuar për punën e jashtëzakonshme!
Ka kohë që pacientin në fjalë e përcjell dhe e hulumtoj, aq sa më lejon gjendja e tij dhe në aspekt hematologjik! Për shkak të gjendjes së rënduar të pacientit kam përshkruar një raport mjekësor profesional në detaje gjendjen e tij aktuale dhe pritjet nga gjetjet në vijim. Ky raport ka rezultuar me viziten e djeshme të ish-presidentit Thaçi! Jam thellësisht krenar që i gjithë ky proces i kësaj vizite meritore ka kaluar përmes duarve të mia. Sigurisht që pacientit i kam qëndruar afër dhe jam konsultuar në aspekt profesional hematologjik sa herë qe ka qenë e nevojshme e për shkak të gjendjes edhe dje e kisha për detyre ti qëndroj afër e ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së birit të tij ish-presidentit Thaçi. Qëndroj i palëkundur, krenar e profesionalisht korrekt gjithmonë , në çdo kohë e në çdo situatë ashtu siq kanë qëndruar dhe prindërit e mi gjithmonë”, shkroi ai.