Ballina Lajme Botë Mjeku i Gazës: Spitali Al-Shifa në shënjestër të vazhdueshme

Mjeku i Gazës: Spitali Al-Shifa në shënjestër të vazhdueshme

Teksa Izraeli po zgjeron operacionet tokësore dhe vijon ende sulmet në objektivat ku pretendon se ka civilë, mjeku Ghassan Abu-Sittah në spitalin e Gazës deklaroi se godina ku strehohen mijëra civilë e pacientë është në shënjestër të vazhdueshme.

Marketing

“Që nga konferenca për shtyp e ushtrisë izraelite për spitalin Al-Shifa, bombardimet rreth spitalit janë intensifikuar dhe mbrëmë ishte e tmerrshme. Gjatë natës mezi mund të flinim dhe zona përreth godinës mjekësore ishte në shënjestër të vazhdueshme”, tha ai.

Al-Shifa është kompleksi më i madh mjekësor dhe spitali qendror në Gaza, i vendosur në qytetin e goditur nga sulmet. Ndër të tjera, mjeku që ndodhet në ambientet e brendshme të spitalit, u shpreh se viktimat po rriteshin vazhdimisht në zonë.

Një tjetër spital në Gaza është në situatë të vështirë, pasi numri i pacientëve është drejt rendit rritës. Bombardimet kanë bërë që kapaciteti i spitalit të tejkalohet, ndërsa ajo që e bën më të vështirë është mungesa në elementë mjekësorë.

Për të mësuar më shumë rreth qendrës mjekësore Al-Quds klikoni këtu: “Spitali është i tejmbushur me pacientë”/ Kryqi i Kuq: Situata jashtë kontrollit në godinën Al-Quds.

Exit mobile version