Mjeku Ilir Alimehmeti bëri publik një studim të kryer në SHBA mbi rrezikun nga variantet e reja për ata që tashmë e kanë kaluar koronavirusin.
Alimehmeti tha se ky grup nuk duhet të shqetësohet sepse ata antitrupat e krijuar mund të luftojnë edhe mutacionet e virusit.
Ai këshilloi ata që nuk e kanë kaluar ende sëmundjen, të vaksinohen sa më parë.
“ Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.
Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:
gjaku i pacientëve të sëmurë
gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe
gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:
variantin e Wuhanit
variantin D614G (klasik)
variantin Britanik
variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi:
Nëse e keni kaluar infeksionin, mos u shqetësoni nga variantet e reja.
Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi.”