Ballina Lajme Rajon Mjeku i njohur jep lajmin e mirë për luftën kundër COVID-19: Mos...

Mjeku i njohur jep lajmin e mirë për luftën kundër COVID-19: Mos u shqetësoni

Mjeku Ilir Alimehmeti bëri publik një studim të kryer në SHBA mbi rrezikun nga variantet e reja për ata që tashmë e kanë kaluar koronavirusin.

Marketing

Alimehmeti tha se ky grup nuk duhet të shqetësohet sepse ata antitrupat e krijuar mund të luftojnë edhe mutacionet e virusit.

Ai këshilloi ata që nuk e kanë kaluar ende sëmundjen, të vaksinohen sa më parë.

 Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.

 Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:
 gjaku i pacientëve të sëmurë
 gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe
 gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
 Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:
variantin e Wuhanit
 variantin D614G (klasik)
 variantin Britanik
 variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi:
 Nëse e keni kaluar infeksionin, mos u shqetësoni nga variantet e reja.
 Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi.”

Marketing
Exit mobile version