Mjeku Ilir Hasani pjesë e kongresit të 7-të të Shoqatës Serbe të Traumatologjisë Ortopedike në Beograd

Mjeku i njohur nga Kumanova, Ilir Hasani, është një ndër mjekët e rrallë shqiptarë që po merr pjesë në kongresin e 7-të të Shoqatës Serbe të Traumatologjisë Ortopedike, që po mbahet në Beograd nga 27-29 prill, shkruan Open-TV.

Marketing

Ai ka pasur një paraqitje para të pranishmëve.

“Prezentova njeren nga teknikat e reja qe i solla ne shtetin tone per here te pare – nderhyrja ne L5-S1 segmentin e boshtit kurrizore me qasje te perparme – ALIF (Anterior Lumbar Interbody Fusion), në kongresin e SOTA (Serbian Orthopaedic and Traumatology Association)”, deklaroi dr. Ilir Hasani.

Në Beograd të Serbisë po merr pjesëë edhe mjeku tjetër i talentuar kumanovar, Ismail Veliu. (Open-TV)

Marketing