Mjeku largon 1.5 kilogramë objekte metalike nga organizmi i gruas

Mjekët mbetën me duar në kokë pasi hoqën dhjetra objekte metalike, duke përfshirë rrathë, unaza dhe karfica.

Marketing

Gruaja, e njohur vetëm si Sangita, u pranua në spital pasi vuante dhimbje të forta stomaku.

Të shqetësuar, mjekët zhvilluan një sërë testesh për të parë se çfarë mund të fshihet pas simptomave të saj, që po i shkaktonin dhimbje të tmerrshme.

Ata mbetën të hutuar kur panë një gungë në barkun e saj që përmbante dhjetëra objekte metalike.

Pacientja, mendohej se kishte gëlltitur artikuj gjatë periudhave të gjata kohore, duke shkaktuar ngurtësim në stomakun e saj.

Dr Nitin Parmar, kirurg i lartë në spitalin civil Ahmedabad në Indi deklaroi se “stomaku i gruas ishte bërë shkëmb”. Kur e rezonuan me rreze X, vërejtën një gungë në barkun e saj.

Ajo do të mbahet në vëzhgim nga mjekët për të siguruar që të mos futen në organizmin e saj më objekte metalike.

Marketing