“M’kanë gju me hekra n’kry”, Tiktokeri “Medi” konfirmon rrahjen nga Noizy, hedh akuza ndaj Stresit

Tiktokeri, Muhamed Iseni, ka konfirmuar rrahjen me Noizyn, e cila po raportohet sot gjatë ditës, ai ka treguar edhe ngjarjen se si erdhi deri te rrahja.

Marketing

Ai ka përmendur emrin e reperit Stresi, duke e akuzuar atë për ngjarjen e cila ndodhi.

“Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambe, e mbyllën derën, i përzunën krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyrtë, nji minut është i lartë, janë fut para, mbrapa edhe direkt m’kanë gju me hekra n’kry”, dëgjohet duke thënë “Medi” në një bisedë me Cllevion në TikTok.

Viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Kujtojmë se Muhamet Iseni edhe para dy vitesh kishte telashe në vendet ku Noizy performonte.

Marketing