MMJPH: Janë shpallur rezultatet e konkursit për ndarjen e fondeve për financimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve tjera në fushën e mjedisit jetësor

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se janë shpallur rezultatet e Konkursit për ndarjen e fondeve për financimin dhe zbatimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera në fushën e mjedisit jetësor në përputhje me Programin e investimeve në mjedisin jetësor për vitin 2021. Vlera totale e Programit është 65,000,000.00 denarë, ndërsa fondet janë të destinuara për financimin / bashkëfinancimin e projekteve për mbrojtjen dhe përmirësimin e ujërave, veçanërisht në ndërtimin e sistemeve të kanalizimeve dhe sistemeve për kullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut, edukimin dhe trajnimin në fushën e mjedisit jetësor, inkurajimin e studimeve arsimore, kërkimore dhe zhvillimore, programeve dhe projekteve për mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit jetësor dhe natyrës.

Marketing

Mundësi për aplikim kishin komunat ose shoqatat e komunave, komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, personat juridikë dhe fizikë, organizatat jofitimprurëse dhe joqeveritare dhe institucione shkencore dhe arsimore.

Sipas rezultateve, 108 projekte në fushat e përmendura janë parashikuar për financim ose bashkëfinancim.