MMPJH demanton informacionet për importin e pakontrolluar dhe djegien e mbeturinave të rrezikshme

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor në lidhje me informacionin për importin, deponimin dhe djegien e mbeturinave të dëmshme në vend dhe lidhshmëria me cilësinë e ajrit, gjë që ditëve të fundit në mënyrë intenzive po publikohen nga disa media, e informon publikun se bëhet fjalë për shpekulime dhe të pavërteta.

Marketing

Për këtë arsye është me rëndësi që qytetarët të dijnë se importi/eksporti dhe tranziti i mbeturinave është një procedurë e kontrolluar rreptësishtë dhe asnjë dërgesë e mbeturinës nuk mund të kalojë në kalimin kufitarë pa një kontroll përkatës. Kjo është e rregulluar me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave të vitit 2004, ku zgjerohen llojet e mbeturinave, kushtet e importit, eksportit dhe tranzitit të mbeturinave, metodat për mbikqyrjen e eksportit, importit dhe tranzitit të mbeturinave si dhe forma dhe përmbajtja e formullarit të lejes. Ligji i zgjeron procedurat dhe kushtet për marrjen e lejes për importin, eksportin dhe tranzitin e mbeturinave në/nga, nëpër RMV në varshmëri nga lloji i mbeturinave, prejardhja e tyre, vendi i pranimit dhe marshuta e transportit dhe lloji i tretmanit i cili do të zbatohet ndaj mbeturinave në vendin e pranimit. Përveç kësaj, Ligji bazohet në rregullat ligjore ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me dërgesat e mbeturinave (përfshirë këtu edhe kërkesat e Konventës së Bazelit për kontrollin e lëvizjes ndërkufitare të mbeturinave të rrezikshme nënshkrues i të cilës është edhe RMV).

Prej këtu, edhe njëherë ua potencoj qytetarëve se, në pajtim me rregullativën ligjore ekzistuese në RMV, është i ndaluar importi i mbeturinave me qëllim deponimi apo skladimi. Është i lejuar importi i mbeturinave i cili mundet në mënyrë të sigurt të përpunohet ose të riciklohet në instalime që posedon leje përkatëse të dhënë nga MMJPH. Mbeturinat që importohen në RMV janë kryesisht hekur, mbeturina të gomave, folie plastike dhe mbeturina të akumullatorëve (lloje të mbeturinave për të cilat ekzistojnë kapacitete përpunimi në vend të cilat posedojnë leje të integruara ekologjike).
МMJPH me plot përgjegjësi pohon se nuk është dhënë asnjë leje për importin e mbeturinave që nuk i është përgjigjur karakteristikave në pajtim me dokumentet të cilat e dërgojnë madje edhe nuk është dhënë leje për importin e mbeturinave me qëllim të djegies ose deponimit të tyre.

Gjithashtu, theksojmë se asnjë kompani italiane, as ndonjë kompani tjetër në RMV nuk ka marrë leje nga MMJPH për Instalime për djegien e mbeturinave.

Në fakt, të gjitha deponitë pa standarde në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat shfrytëzohen për largimin e mbeturinave komunale dhe llojeve të tjera të mbeturinave jo të rrezikshme operohen nga komunat, përmes ndërmarrjeve komunale publike. Gjatë kësaj, MMJPH pohon me përgjegjësi të plotë se nuk ka dhënë asnjë konçesion për asnjë deponi pa standarde në RMV, ndërsa spekulimet se 20 deponi janë dhënë me konçesion janë plotësisht të pavërteta.

Gjithashtu, në to deri më tani nuk është evidentuar djegia e deponive, përveç rasteve me vet djegien e deponive.
Në lidhje me deponinë sanitare Drislla, në subjektin juridik janë kryer mbikqyrje të rregullta, parregullta dhe kontrolluese nga Inspektorati i formuar në vitin 1996 deri në ditën e sotme dhe gjatë më shumë transformimeve të subjektit juridik. Janë shqiptuar edhe disa sankcione për shkelje të ndryshme ligjore për djegie, rrjedhje të ujërave të mbeturinave në lum, prej nga kjo e fundit kishte të bënte me tejkalimin e vlerave kufitare të emetimeve gjatë djegies së furrës edhe atë për parametrin ekologjik të monoksidit të karbonit (CO), e jo për grimca të pjesëshme (PM) Krejtësisht është ndryshme tema për trëndafilin e erërave dhe ndikimi i këtij subjekti juridik mbi cilësinë e ajrit në Shkup, duke pasur parasysh se i njëjti vendndodhjen e ka 14 km në juglindje nga kryeqyteti, ndërsa duhet të elaborohet relacioni i kushteve meteorologjike në luginën e Shkupit dhe jashtë saj.

Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor me Aktvendim subjekti juridik u detyrua për vendosjen e filtrit, gjë që edhe u bë me vendosjen e filtrit të ri-skruber i ujit.
Subjekti juridik nuk ka as kushte, as leje për djegien e mbeturinave radioaktive, e cila fushë madje është në fushën e kompetencës së Drejtorisë së Sigurisë së Rrezatimit. Subjekti juridik Drislla realizonte edhe matje treguese në nivel të dozës së rrezatimit në vet lokacionin, si dhe matje të disa parametrave ekologjike në ajrin ambiental me Fakultetitin FINKI (Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike- FSHIIK) .

МMJPH mirëmban regjistrin e mbeturinave të importuara, eksportuara ose të tranzituara nëpër RM dhe i njëjti është i disponueshëm në www.moepp.gov.mk MMJPH / Dokumente / Regjistra

Marketing