Modeli kroat në Kushtetutë, ofertë nga VMRO

VMRO-DPMNE-ja propozon që Kushtetuta të ndryshohet mbi bazën e modelit kroat, që Maqedonia të bëhet vend unitar i popullit maqedonas dhe në të cilin përkasin dhe pakicat. Sipas tyre, ky model vazhdimisht është marrë shembull nga pushteti dhe nuk kanë asgjë kundër që të zbatohet.

Marketing

“Ndryshimi i Kushtetutës sipas të të ashtuquajturit model kroat për VMRO-DPMNE-në është seriozisht i zbatueshëm dhe i pranueshëm. Prandaj dërgojmë ofertë publike të qeveria që gjatë ndryshimit të Kushtetutës tonë ta zbatojmë modelin kroat në preambulë. Me këtë, Maqedonia do ta ndryshojë karakterin multietnik në unitar dhe në pajtim me këtë, Maqedonia do të jetë shtet i popullit maqedonas dhe shtet në të cilin përkasin edhe pakicat nacionale që jetojnë këtu. Njëkohësisht jemi të gatshëm që të bisedojmë që të gjithë nacionalitetet që janë shënuar në regjistrimin e fundit të jenë pjesë e pakicave nacionale por Maqedonia të jetë shtet unitar”, tha Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja nuk thonë nëse ky propozim i VMRO-DPMNE-së, në mënyrën se si ata e kërkojnë, është ose jo i pranueshëm për to. Megjithatë shtojnë gjatë negociatave për ndryshimet kushtetuese mund të jepen të gjitha propozimet.

“Me fillimin e procesit në Kuvend do të hapet dhe debat publik, do të ketë dhe takime dhe grupe pune në të cilat Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja do të mund të japin propozimet e tyre. Ky proces duhet të jetë më transparenti dhe më inkluzivi dhe të vijmë deri te zgjidhja më e mirë me të cilën do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimi i rrugës evropiane të vendit tonë”, theksoi Darko Kaevski, LSDM.

Debati publik për ndryshimet kushtetuese duhet të fillojë së shpejti. Në përpilimin e draft amendamenteve duhet të marrin pjesë ekspertë dhe përfaqësues politik dhe sipas pritshmërive, më së voni në maj duhet të fillojë procedura në Kuvend./Alsat.mk

Marketing