Naomi Campbell beson se ajo u kontrollua nga një punonjës i aeroportit në Bullgari vetëm sepse ishte me ngjyrë, sipas një raportimi të “The Mail on Sunday”.
Modelja me famë ndërkombëtare ndihet se u diskriminua në mënyrë racore kur u ndalua muajin e kaluar nga stafi në terminal teksa po udhëtonte për disa xhirime në kryeqytetin Sofje.
Burimet thonë se 52-vjeçarja dukej “shumë e mërzitur” nga ajo që ndodhi.
Një mik i modeles tha se e gjithë ngjarja pati një ndikim mjaft të tmerrshëm tek ajo.