Luka Modric është shpallur lojtari i vitit kroat.
Lojtari i Real Madrid pati paraqitje brilante edhe këtë sezon me skuadrën e Real Madrid, duke u kurorëzuar me La Liga dhe Champions League.
Si një nga lojtarët kryesorë të Carlo Ancelotti, Modric është vlerësuar lart edhe në vendlindjen e tij.
Luka Modric është zgjedhur lojtari më i mirë kroat i vitit, përcjell lajmi.net.
Ky është viti i 10-të radhazi që Modric fiton këtë çmim, ndonëse ndër vite kishte lojtarë si Ivan Rakitic, Brozovic e Mandzukic.
Gjatë kësaj dekade, Modric një herë është shpallur edhe lojtari më i mirë në botë