Mogerini: Liderët e BE-së të marrin vendimin e duhur

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme Federica Mogherini thotë se për të rritur përparimin e Ballkanit, tani është koha për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Shpresoj se liderët tanë do të marrin vendimin e duhur në ditët në vijim,” tha ajo.

Marketing

Në një fjalim për “Rolin e BE-së si një lojtar global” në Universitetin e Oksfordit, Mogherini theksoi, ndër të tjera, se Unioni duhet të stabilizojë dhe bashkojë kontinentin e vet duke sjellë Ballkanin Perëndimor në BE.

“Vitet e fundit ne kemi bërë hapa të rëndësishëm, duke filluar me marrëveshjen midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe përparim i rëndësishëm, megjithë vështirësitë, është bërë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Mogherini.

Ajo vlerësoi që të gjashtë partnerët në rajon kanë zbatuar reforma kryesore dhe se liderët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor janë bërë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit.