Mohamed Salah ka kontribuar në uljen e krimevet të urrejtjes dhe islamofobisë në Liverpool

Mohamed Salah ka kontribuar në rënien e krimeve të urrejtjes dhe islamofobisë në Liverpool, sipas një studimi të publikuar së fundmi.

Marketing

Hulumtuesit e Universitetit të Stanfordit dhe në Cyrih kanë gjetur se paraqitjet e egjiptianit te Liverpooli që kur iu bashkua klubit më 2017, e që kulmuan me triumfin në Ligën e Kampionëve të shtunën, kanë ndikuar edhe në rënien e postimeve anti-islam në Twitter.

Raporti i “Immigration Policy Lab” me titullin “Efekti i Mohamed Salahut në sjelljet dhe qëndrimet islamofobike”, ka treguar se në qarkun Merseyside, shtëpinë e klubit të Liverpoolit, ka pasur rënie prej 18.9 për qind në krimet e urrejtjes.

“Po ashtu kemi gjetur që fansat e Liverpoolit kanë përgjysmuar postimet anti-islam, duke përjetuar rënie nga 7.2 për qind në 3.4”, thuhej në raport.

“Eksperimenti ka sugjeruar se këto rezultate mund të bëhen për shkak të rritjes së familjaritetit me islamin”, thuhet në raport ku shtohet se ekspozimi pozitiv i modeleve që duhet ndjekur shfaq informata që ngrenë humanizmin te grupi më i madh.

26-vjeçari Salah ka qenë lojtari kyç te Liverpooli që prej transferimit nga Roma. Ai arriti golin e 50-të për Liverpoolin në muajin prill, duke u bërë futbollisti që më së shpejti në histori të klubit arriti ta bënte këtë.

Salah u shpall i treti në ceremoninë e çmimeve për më të mirët e botës më 2018 nga FIFA. Ai realizoi golin e parë në fitoren 2 me 0 ndaj Tottenhamit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Marketing