Momente nga Samiti i NATO-s,Johnson trembet kur Erdogan i hedh dorën në sup

Vetëm pak ditë më parë u mbajt samiti dy ditor i NATO-s në Madrid ku u morën disa vendime, shumica e të cilave kishin të bënin me agresionin rus në Ukrainë.

Në samit nuk munguan as batutat dhe përqafimet midis krerëve të lartë të shteteve.

Marketing

I tillë është edhe ky moment që shfaqet në videon që është bërë virale në rrjetet sociale. Presidenti i Turqisë RexhepTaip Erdogan i ka vendosur dorën në shpatull kryeministrit britanik Boris Johnson, në mometin kur ky i fundit ishte përqendruar duke shkruar në dosjen e tij.

Johnson është trembur dhe menjëherë i ka lëvizur dorën presidentit turk. Por, kur ka parë se kush ka qenë, ai është ngritur në këmbë të ndarë një shtrëngim të ngrohtë duarsh me Erdogan.