Një aksident i papritur ka ndodhur para një supermarketi në Leçe të Italisë.
Një kamion i madh mallrash papritur bëri një lëzivje mbrapa duke futur një grua në bagazhin e makinës së saj.
Aksidenti, i cili mund të kishte pasoja tragjike, ndodhi rreth orës 11.40 të mëngjesit të së premtes para një supermarketi.
Në një video të bërë nga kamerat e mbikëqyrjes, kamioni mund të shihet duke ecur mbrapa dhe duke përplasur një makinë të parkuar.
Por pikërisht në atë moment shoferja e makinës ishte duke hapur bagazhin kur u godit nga kamioni i cili e përplasi aq fort sa gruaja përfundoi brenda në bagazh.
Shoferi i kamionit, një punonjës i një kompanie transporti nuk e vuri re praninë e makinës dhe gruas që ishte atje dhe pa parë fare mbrapa e përplasi gruan. Menjëherë, njerëzit e pranishëm ndihmuan gruan që mbeti e bllokuar në bagazh derisa ajo u dërgua në spital ku mori ndihmën e duhur mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më poshtë pamjet: