Momenti i jashtëzakonshëm, Dielli u prek për herë të parë nga një sondë (VIDEO)

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e jashtëzakonshëm kur Sonda Diellore Parker e NASA-s kaloi në atmosferën e jashtme të Diellit. Sonda diellore Parker “u zhyt”, vetëm për pak në pjesën rrethuese të yllit tonë, të cilën shkencëtarët e quajnë korona.

Marketing

Lajmi u dha në një konferencë për shtyp në takimin e Unionit Gjeofizik Amerikan në New Orleans.

Shkencëtarët thonë se ai që po kapërcehet nga sonda Parker është një kufi i padukshëm, por që përfaqëson një “piketë” për studimin e Diellit dhe kalimin më të afërt të një sonde me yllin tonë.

I ashtuquajturi kufi i atmosferës diellore, i njohur gjithashtu si sipërfaqja e Alfvenit, është kapërcyer. Në këtë pikë, lënda diellore që buron nga ylli, shpërndahet në hapësirë.

Pajisja Parker duhej të duronte nxehtësi ekstreme që arrin deri në disa milionë gradë Celsius, ndryshe nga zona e fotosferës, ku shkon deri në 6000. Ky mision do të ndihmojë në zbulimin e informacioneve të rëndësishme se si funksionon Dielli dhe cila është influenca e tij në sistem.

“Ky është një moment i shkëlqyer për shkencën diellore,” tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar i drejtorisë së NASA-s për misionet shkencore. “Moment historik – shtoi ai – që jo vetëm do të na ofrojë një pasqyrë më të thellë në evolucionin e Diellit dhe ndikimin e tij në Sistemin Diellor, por do të na mësojë gjithashtu më shumë për pjesën tjetër të universit”.

Marketing