Ballina Lajme Botë Momenti kur ekzekutohet djali i ish-presidentit të Hondurasit e tre miqtë e...

Momenti kur ekzekutohet djali i ish-presidentit të Hondurasit e tre miqtë e tij (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Hondurasin në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku djali i ish-presidentit Porfiro Lobo dhe tre shokët e tij janë ekzekutuar teska dilnin nga një diskotekë në kryeqytet.

Marketing

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, shikohet teksa disa persona të armatosur ndalojnë makinën dhe pasi i vendosin pas muri katër të rinjtë i ekzekutojnë me gjakftohtësi.

Ndërkohë, nga pamjet e publikuara në mediat e huaja, autorët shfaqen të veshur me uniforma, të cilët teksa largohen marrin dhe një shokun e tyre, i cili dyshohet të ketë mbetur i plagosur gjatë sulmit.

Pas ngjarjes tronditëse, Porfiro Lobo ka thënë për mediat vendase se djali i tij Saidi, 23 vjeç ka vdekur, ndërsa djali tjetër Luisi i cili ishte i pranishëm në ngjarje ka arritur të shpëtojë.

Kujtojmë se Porfiro Lobo e sundoi Hondurasin nga viti 2010 deri në 2014. Ai është baba edhe i një djali tjetër i cili është dënuar me burg për trafik droge në SHBA. Ndërsa gruaja e ish-presidentit, Rosa Bonilla është dënuar me burg në Tegucigalpa për një çështje korrupsioni që u zbulua gjatë kohës që ishte zonja e parë.

Marketing
Exit mobile version