Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, gjatë debatit në Rruga Drejt përballë deputetit të BDI-së, Arbër Ademi, ka deklauar se duhet të vendosen shatore para Qeverisë, si shenjë proteste lidhur me rastet e montuara gjyqësore.
Por, deputeti Ademi ka kundërshtuar deputetin Rexhepi duke theksuar se një veprim i tillë nuk është zgjidhja më e mirë pasiqë qytetarët janë të interesuar për zgjidhje sistemore!
“Mua më vjen keq dhe nuk dua të përdori tragjedinë e tyre familjare për përfitime, një veprim i tillë nuk është zgjidhja më e mirë pasiqë qytetarët janë të interesuar për zgjidhje sistemore” – ka thënë deputeti Ademi!