Në Gjykatën Penale të Shkupit sot do të mbahet seancë e re për rastin “Monstra”, në të cilën do të deklarohen përfaqësuesit e mjekësisë ligjore për ekspertizën e pesë trupave të vrarë në vitin 2012 në liqenin e Smillkovës, njofton Portalb.mk. Ekspertiza është kryer në viti 2012, ndërkaq ekspertët e mjekësisë ligjore pritet që të njëjtën ta rikonfirmojnë.
Në ekspertizë do të duhet të tregohen se në çfarë mënyre janë vrarë viktimat, ndërkaq për shkak ndjeshmërisë familjarët e të vrarëve do ta bojkotojnë seancën. Seancën e kaluar, përfaqësuesit e MPB-së deklaruan se ekzistojnë dëshmi nga bisedat e internet komunikimeve mes të akuarve të rastit “Monstra”, pala mbrojtëse i kontestoi të njëjtat duke vlerësuar se janë biseda të përditshme dhe nuk kanë lidhje me rastin, ndërkaq me kërkesë të gjykatësit të lëndës, në seancat e ardhshme të njëjtat biseda do të publikohen. Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, por procesi u cilësua i montuar dhe tashmë gjithë lënda është kthyer për rigjykim.