“Monstra”, Janakieski zbulon pse u vra peshkatari

Gjatë seancës së sotme të rastit “Monstra”, ka filluar dëgjimi i “Bombave”. Në një pjesë të bisedës dëgjohet edhe ish ministri për Transport dhe lidhje Mile Janakievski i cili disa here bisedon me ish ministren e brendshme, Gordana Jankullovska.

Marketing

Në një nga “bombat” të incizuar më 13 prill të vitit 2012 në orën 20:35 minuta, Janakievski bisedon me Kire Boshkov. Bashkëbiseduesi e pyet Janakieskin: “Mos vallë ka ndonjë informatë lidhur me vrasjen e fëmijëve”, ndërsa Janakievski i përgjigjet se është pare me Jankullovskën, ka qenë tek ai, se fëmijët kanë qenë të qetë, nuk kanë qenë kriminel, ndërsa peshkatari nga Cresheva është vrarë pasi ka qenë dëshmitarë i ngjarjes.

“Janë vrarë “rafal” dhe në kokë i kanë gjuajtur, shumë keq. Fëmijët nuk ishin kriminel, por fëmijë të qetë,. Ndërsa ky i moshuari sigurisht është vrarë pasi ka qenë dëshmitarë”, i thotë Janakievski bashkëbiseduesit në njërën nga bombat.