Morata mund të humbasë finalen? Spanjolli dëmtohet nga punonjësi i sigurisë në fund të ndeshjes (VIDEO)

Alvaro Morata ka përjetuar një makth të vërtetë në fund të gjysmëfinales ndaj Francës, që mund t’i kushtojë dhe finalen e së dielës.

Marketing

Sulmuesi spanjoll, ndonëse ishte zëvendësuar nga trajneri De la Fuente, ka pësuar një lëndim të rëndë, këtë herë krejt aksidentalisht.

Morata po festonte me shokët e ekipit, kur një punonjës sigurie, në tentativë për të kapur një tifoz që kishte hyrë në fushë, rrëshqiti dhe u përplas në këmbët e tij.

Sulmuesi u pa të çalonte dhe të mbante gjurin me dorë, madje disa media raportuan se ai mund të humbasë finalen, teksa nuk ka ende një reagim zyrtar për këtë incident.  https://x.com/paddypower/status/1810786096000946664?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1810786096000946664%7Ctwgr%5E0fd56180b79560d09ebaafa07cba901e6d752875%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fvideo-morata-mund-te-humbase-finalen-spanjolli-demtohet-nga-punonjesi-i-sigurise-ne-fund-te-ndeshjes%2F

Marketing